Kritikat e KE për lirinë e medias në Shqipëri, Rama: Nuk jam dakort me atë që thotë raporti

Aktualitet

Kritikat e KE për lirinë e medias në Shqipëri, Rama: Nuk jam

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, në konferencën e medias foli për raportin e KE, ku kishte kritikuar lirinë e medias në vend. Kreu i qeverisë tha se nuk është dakord për këtë kritikë, sepse media në Shqipëri është e lirë.

"Lidhur me lirinë e medias është një mundësi shumë e mirë për t'ju thënë se si ne duhet të adoptohemi në përpjekjen për tu bërë pjesë e kësaj familjeje. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti që liria e mediat është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe s'të hyn gjemb në këmbë është Shqipëria. Pavarësisht që unë s'jam dakord përgjegjësia ime është se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra të të parit të gjërave që ne duhet t'i bëjmë tonat.

 Unë këtë e kam filluar nga vetja. Unë te ai raporti nuk kam asnjë gisht, bashkë ne me gazetarët s'kemi pasur asnjë problem. Këtë 'Antishpifjen' ne nuk e kemi çuar përpara, se kuptoj pse shfaqet si problem. Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta të mundshme.  A është kjo liri e medias? Për mua jo por do të adaptohemi", tha Rama. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion