Konflikti për pronën mes kushurinjëve në Lushnje, vdes njëri prej tyre, arratiset autori (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Garunjas të Lushnjes. Mësohet se disa kushurinj kanë debatuar me njëri- tjetrin për pronën, që për pasojë përfundoi në tragjedi.
Informacionet e para kanë bërë me dije se njëri prej tyre, ka ndërruar jetë, ndërsa dy janë plagosur. Viktima është Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur Shaqip dhe Laert Hasalla. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Kastriot Hasalla, i cili pas ngjarjes është arratisur. Ngjarja e rëndë ka ndodur rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm. Policia ka nisur kërkimin për autorin. Ndërkohë, mësohet se konflikti për pronën ka nisur prej vitesh.


