Kërcënimi i kandidatit në Fier, Meta apel: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore

Aktualitet

Kërcënimi i kandidatit në Fier, Meta apel: Të mbrohen

Ditën e sotme Andi Turhanaj, kandidati për deputet në qarkun e Fierit, për partinë Aleanca Demokracia e re, ka shkuar në polici, ku ka deklaruar se është denoncuar një ditë më parë nga persona të panjohur, duke dyshuar se shkak për këtë ka qenë deklarata e tij disa ditë më parë, se kanë vjedhur votat.

Pas këtij lajmi, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, ai bën apel që të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore.“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!
Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! ????????”, shkruan presidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion