Atentati ndaj çiftit në Lezhë, policia shpall në kërkim tre persona

Aktualitet

Atentati ndaj çiftit në Lezhë, policia shpall në

Atentati ndaj çiftit në Lezhë, policia shpall në kërkim tre persona.

Nga të shtënat me armë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Policia në një deklaratë për mediat thotë se janë parë pamjet filmike dhe është identifikuar një nga automjetet, tip ‘AUDI A4’. Po ashtu janë identifikuar dy të dyshuarit, shtetasit me iniciale A.M., 22 vjeç dhe F.M., 36 vjeç.

Dyshohet se vrasja vjen për arsye të hakmarrjes. Pas identifikimit të autorëve, janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, por nuk janë gjetur. Sakaq vijon puna për gjetjen e automjeteve dhe armëve të përdorura në këtë atentat.

 

 

ME TE LEXUARAT