VIDEO/ Deputeti Korreshi hipën në shtyllë dhe ironizon ministrin: O Karakaç, këto që keni vendosur na kujtojnë…

Politikë

VIDEO/ Deputeti Korreshi hipën në shtyllë dhe ironizon ministrin:

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar sot Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe kreun e saj, duke marrë shkas nga rrjeti i amortizuar në disa prej zonave, përfshi edhe atë të Lushnjës.

Ai ka publikuar në rrjetin social një video ku hipën në shtyllë dhe teksa e mbërthen fortë i drejtohet ministrit Enea Karakaçi duke i thënë se shtyllat e shtrembërta i kujtonin kaluçin e fëmijërisë.

Shtyllat duken gati duke u rrëzuar në një zonë rurale pranë Lushnjës.

Në përshkrimin që shoqëron videon, ai i drejtohet ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, me tone ironike:

“Ooo Karakaç, shtyllat që keni vendosur më kujtojnë ‘kaluçin’ e fëmijërisë”.

ME TE LEXUARAT