Katër persona gjenden të vdekur në sauna në një hotel në Qerret të Kavajës
Lajmifundit
/
15 Tetor 2021, 23:42
Aktualitet

Kater persona jane gjetur te pa jete ne nje hotel ne zonen e Qerretit ne Kavaje.
Policia beri me dije se kater viktimat, dy meshkuj dhe dy femra, jane shtetas nga Rusia te ardhur si turiste ne Shqiperi.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



