Vdekja e parakohshme e gjyqtarit nga Kavaja, Gjykata e Lartë: Trishtoi kolegët, miqtë dhe bashkëpunëtorët

Aktualitet

Vdekja e parakohshme e gjyqtarit nga Kavaja, Gjykata e Lartë: Trishtoi

Një ditë më parë, ndërroi jetë gjyqtari nga Kavaja Durim Kadiu, si pasojë e Covid-19. Nga kjo ngjarja, ka ardhur një reagim nga Gjykata e Lartë, që shprehu ngushëllime për të ndjerin.

"Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut Durim Kadiu. Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë. Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.

Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë, për mundësinë që na u dha, për të patur pranë nesh, gjatë gjithë këtyre viteve, një bashkëpunëtor profesionist dhe të përkushtuar si Durim Kadiu dhe njëkohësisht i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes", shkruan Gjykata e Lartë në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion