Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës, në pranga 22-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fjerzës,

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si bashkëpunëtor i vrasjes së shtetasit V.F. Ngjarja  daton në vitin 2023, në fshatin Hot i Ri ku për shkak të një konflikti të çastit jashtë lokalit mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.

Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtori”/ Kapet një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së shtetasit V.F, ndodhur më shtator 2024.

Operacioni nga Forca e Posaçme Shqiponjat . Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në fshatin  Hot i Ri.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” 22-vjeçari  ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor  në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT