"Nuk është e lehtë, por nuk është as fundi i botës", Amos tregon si e përjetoi motra e tij divorcin me Princ Lekën

Showbiz

"Nuk është e lehtë, por nuk është as fundi i

Amos Zaharia, aktor dhe vëllai i Eljas, ka ndarë ndjesitë e tij lidhur me sherrin e bujshëm ku u përfshi motra e tij me ish kunatin, Princ Lekën.

Sipas tij, edhe në momente të tilla të vështira, është e rëndësishme të mos shihet situata si një dështim i përhershëm.

“Normal që nuk e kam përjetuar mirë, por mendoj edhe këtë tjetrën: Në qoftë se rrugëtimit të një çifti i ka ardhur fundi, është mbase më mirë që gjithsecili prej tyre të vazhdojë rrugën e vet, të përpiqet të gjejë atë që nuk e ka gjetur në momentin që nuk ishin bashkë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Mbase ka qenë edhe një lloj lehtësimi nga ana e të dyve që të ndërpritej aty dhe të vazhdonin … Jeta nuk mbaron, është plot me surpriza, jeta ka shumë momente të bukura që mund të të të sjellë në të ardhmen. Nuk është fundi i botës.

Kemi folur shumë bashkë, se jam përpjekur t’i rri afër në atë moment, sepse e di që nuk është i lehtë, aq më tepër kur është një Shqipëri e tërë që është duke ndjekur se çfarë është duke ndodhur.

Njerëzit, duke qenë totalisht në anonimat, e përjetojnë shumë keq këtë gjë, imagjino kur ke edhe një trysni shumë të madhe që është opinioni i shoqërisë që do japë opininin pa i ditur mirë gjërat.

E dija që ishte një moment shumë i vështirë për Eljan dhe e vetmja gjë që mund të bëja dhe mund të bëjë e gjithë familja është që mund t’i qëndronim pranë. Dhe ekzaktësisht këtë bëmë…”, tha ai i ftuar në “S’e Luan Topi”.

ME TE LEXUARAT