“Ishte operacion tmerrësisht sekret”, gazetari për zhvarrimin e Enver Hoxhës: Bëri bujë të madhe, bëri lekun e dynjasë...

Aktualitet

“Ishte operacion tmerrësisht sekret”, gazetari për

I ftuar në “Ftesë në 5” ka qenë një ditë më parë gazetari korrespondent nga Londra, Arben Manaj, ku bëri një rrëfim si rrallëherë për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Gjatë kësaj interviste, Manaj foli për rrugëtimin e tij në media. Prej vitit 2011 ai është zëri i Top Channel në Londër, një rrugëtim sa i bukur por edhe plot sfida për një gazetar në vend të huaj.


Edhe pse e vështirë për një gazetar në 4 dekada në këtë profesion, Arben Manaj tregoi për një nga momentet që ka shënjuar në jetën e tij dhe ai moment ka qenë zhvarrimi i Enver Hoxhës.


“Zhvarrimi i Enver Hoxhës sepse ishte një operacion tmerrësisht sekret. Berisha sa kishte ardhur në pushtet atëherë, ka qenë 4 maj i 1991 në mos gaboj. Mua më merr në telefon Gramoz Pashko i ndjerë dhe më thotë ‘po bëhet zhvarrimi i Enver Hoxhës’. Atë e kishin njoftuar për shkak të babait, Josif Pashkos, dhe është te varrezat e dëshmorëve. Me ato taksitë e kuqe që kanë qenë dikur te 15 katëshi, në mes të natës shkojmë te varrezat e dëshmorëve.

Shikojmë ato me dritat, po punonin ata. Po përpiqeshin t’a hapnin por nuk e hapnin dot për shkak se varri i Enver Hoxhës ishte shumë i fortë. Ne arritëm që t’a kapnim, e konfirmuam si lajm. Kemi qëndruar tërë natën sepse nuk na linin. Na thanë se do të bëhej zhvarrimi dhe në orën 6-7 të mëngjesit te Sharra do të jetë varrimi, te varrezat publike. Shkojmë atje, kë gjejmë? Hysni Milloshin, i thashë se dua diçka për ngjarjen dhe më thotë ‘komandanti e ka vendin tek ushtarët’. Dhamë lajmin tërë kohën. Atë ditë isha dhe redaktor përgjegjës në Radio Televizion dhe vinte edhe Mitsotakis atë ditë. Tërë natën pa gjumë, plus edhe vizita e Mitsotakis. Bëj lajmin dhe e çoj në Vjenë, skup i madh, ka bërë paren e dynjasë atë ditë. Ishte një nga ngjarjet më të bukura”, tregoi gazetari i njohur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion