U arrestua për ‘shfrytëzim’ të djalit në rrjetet sociale, Armando Kumaraku: Ja si qëndron e vërteta!

Aktualitet

U arrestua për ‘shfrytëzim’ të djalit në rrjetet

Rikthehet historia e Natashës së Tik-Tok ut, dhe djalit të saj, të cilët u akuzuar se shfrytëzonin në rrjetet sociale djalin e mitur të këtij të fundit. Pasi la qelinë, Armando Kumaraku, do të flasë sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24. Ai bëri një apel për djalin e tij, i cili tashmë ndodhet me nënën e tij.


Ai tha se e drejta e tij do të dalë në shesh. “Zemra e babit ja ku jam. Jam shumë mirë. Mos ki merak. Kam ardhur këtu për të gjetur të drejtën. Të kanë prishur imazhin ty dhe mua. Ndaj kam ardhur këtu. Mos u mërzit për babin se babi është shumë mirë.”, tha Armando.

“Personi i parë që takova ishte nëna ime. Sapo dola, çova sms te ish-bashkëshortja ime. Ajo kishte bërë bllok. Kudo bllok. U mundova që të lajmëroja djalin përmes rrjeteve sociale se ‘babi është mirë. Të do babi shumë. Më prit se me ndihmën e këtij emisioni, do të bashkohemi” kështu tha Armando.

Natasha Rombula dhe djali i saj, u arrestuan me akuzën e “Keqtrajtimit të të miturit”, vepër e kryer në bashkëpunim. Sipas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut, dy të rriturit shfaqnin në disa video të publikuara në rrjetin social TikTok fëmijën 10-vjeçar duke përdorur fjalor banal dhe fyese.

Familja është bërë e njohur për publikun edhe përmes ekranit, duke marrë pjesë për herë të disatë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku kanë ndarë historinë e tyre familjare. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve mediatike, rrënjët e problemit duket se kanë mbetur të patrajtuara: marrëdhënie toksike mes prindërve, ambient konfliktual dhe një fëmijë që rritet në kaos dhe mungesë stabiliteti emocional.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion