Inskenoi vdekjen e tij, ekstradohet nga Italia në Shqipëri biznesmeni Davide Pecorelli

Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij, ekstradohet nga Italia në Shqipëri biznesmeni

 Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Interpol Tirana

Akuzohet se inskenoi vdekjen e tij,në vitin 2021, në Pukë,ekstradohet nga Italia,shtetasi italian.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma,u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri,të shtetasit italian,të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. P., 50 vjeç.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: “Mashtrimi”,”Dhunimi i varreve”,”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,”Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Në vitin 2021, ky shtetas dyshohet se ka djegur automjetin me të cilin lëvizte në fshatin Gjegjan, Pukë, me qëllim inskenimin e vdekjes së tij.

 

ME TE LEXUARAT