5 euro për 1 kilogram bukë, çmimet rekord tronditin konsumatorët në Itali
Blerja e bukës po shndërrohet në një mall luksi në Italia. Blerja e një kilogrami bukë gruri të butë kushton sot mesatarisht 4,15 euro në dhjetë qytetet italiane të monitoruara nga agjencitë lokale të shitje-blerjeve, me pabarazi të forta territoriale dhe një rritje të përgjithshme çmimesh prej rreth 32% krahasuar me vitin 2017, kur ndalej në 3,15 euro.
Studimi, i kryer në tetor 2026 mbi 933 çmime të regjistruara në 161 pika shitjeje mes supermarketeve të mëdha dhe furrave tradicionale të bukës, pasqyron një treg me dy shpejtësi: në krahasimin homogjen në nëntë qytete, çmimi mesatar ulet nga 4,18 në 4,05 euro për kilogram (-3,2% krahasuar me vitin 2023), por "në më shumë se gjysmën e rasteve - nënvizon shoqata - kostot janë rritur krahasuar me tre vite më parë".
Në krye të renditjes me çmimet më të kripura renditet Padova, me një mesatare prej 5,16 euro për kilogram për bukën e grurit të butë, e ndjekur nga afër nga Bolonja me 5,12 euro.

