"Kokat hëngshi, reagoni se do t’ju vijë radha", përplasje të forta në Komisionin Parlamentar për Kulturën

Politikë

 "Kokat hëngshi, reagoni se do t’ju vijë radha",
Zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, pas largimit të Elisa Spiropalit nga strukturat drejtuese, janë bërë shkak për përplasje të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar për Kulturën.

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka ironizuar vendimet e fundit të socialistëve, duke i krahasuar me praktikat e regjimit komunist dhe mënyrën se si Partia e Punës shpallte kundërshtarët e saj të brendshëm.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa ngriti pikëpyetje mbi respektimin e statutit të PS-së, duke argumentuar se Elisa Spiropali, për shkak të funksionit të saj si ish-kryetare e Kuvendit, gëzonte të drejtën e anëtarësimit në Asamblenë Socialiste.

“Erdhët të qeshur pas vakisë së të shtunës. Si pleniumet e Partisë së Punës. Udhëheqësi shpalli armiqtë e brendshëm. Pa atë ju jeni, siç e tha ai, se nuk na e zë goja. Pasi nuk respektoni ligjet e Kushtetutën e vendit, shkelet dhe statutin tuaj. Përjashtuat ish-kryetaren e Kuvendit që është ex officio anëtare e Asamblesë.

Po siç e ka thënë ai që ju frymëzon juve: ‘Pse ligjet tona do na pengojnë ne?’”, deklaroi Zhupa.

Deputetja e PD-së e lidhi gjithashtu situatën politike me protestën e paralajmëruar të opozitës më 28 nëntor, duke theksuar se qytetarët do të kërkojnë largimin e qeverisë.

“Kudo që të shkoni do keni nga pas protestën popullore. Ju pret 28 nëntori, protesta ku populli do të vijë kundër pushtuesit në karrigen e pushtetit. Reflektoni para se t’u vijë radha për t’ju përjashtuar juve”, u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion