Pse Gjesti s'ka publikuar ende një këngë të re?! Ish-banori: Është shumë e thjeshtë të konsumohesh që në fillim…

Showbiz

Pse Gjesti s'ka publikuar ende një këngë të re?!

Ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”.

“Zhurmën vazhdon t’a bëjë fituesi edhe tani pasi ka mbaruar BBV”, tha Meridiani.

Ndërkohë lidhur me daljet e rralla të Gjestit, Ramçaj u shpreh:

“Ai e bën shumë domethënëse dhe kjo është falë menaxhimit që ai ka, është shumë e thjeshtë të konsumohesh që në fillim, por ai duket që do rrijë gjatë në treg”.

Dhe i pyetur “si e komenton ai faktin që Gjesti ende nuk ka publikuar një këngë pas daljes nga “Big Brother VIP 4?”, Meridiani u përgjigj:

“Gjithmonë do të ketë një pikëpyetje lidhur tij, prandaj ai qëndron në heshtje, është një menaxhim i mirë dhe i kujdesshëm. I ka dhënë vëmendje koncerteve për momentin”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion