Sherr mes dy personave në Greqi, shqiptari qëllon me armë/ Zbulohen detajet

Aktualitet

Sherr mes dy personave në Greqi, shqiptari qëllon me armë/

Janë identifikuar të dhënat e shoferit që qëlloi në tokë të hënën në mbrëmje, pas një debati që ndodhi në mes të rrugës me një shofer 41-vjeçar, në Evosmos të Selanikut.

Sipas policisë, ai është një shtetas shqiptar 30-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një çështje penale për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët.

Incidenti ndodhi kur 30-vjeçari fillimisht debatoi me një shofere femër, të cilën 41-vjeçari, me origjinë nga Gjeorgjia, nxitoi ta mbronte.

Një konfrontim pasoi midis dy burrave, ku i pari përdori dhunë fizike, ndërsa i dyti nxori një armë dhe qëlloi një herë në tokë si kërcënim, përpara se të kthehej në makinën e tij dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.

41-vjeçari mbeti i plagosur lehtë nga goditjet që mori.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion