Dalin PAMJET/ Si u grabit exchange në Astir, autori mori 30 mijë euro dhe u largua me biçikletë!

Aktualitet

Dalin PAMJET/ Si u grabit exchange në Astir, autori mori 30 mijë euro

Pamjet që shihni tregojnë grabitjen e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit, ku një person i maskuar dhe i armatosur vjedh një shumë të madhe parash.

Siç shihet nga video e siguruar të fiksuara nga kamerat e sigurisë, autori sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse, dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.

Video e marrë nga BW:


Ndërkohë, duke i kërcënuar me armë, ai kontrollon sirtarët për të tjera para, ndërsa një prej vajzave ulet përtokë e tmerruar.

Pasi merr paratë, autori, që është veshur me kostum të zi dhe në fytyrë mban një maskë anti-covidi, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion