Vrasja e babait nga vajza/ Dyshohet se e bija vrau të atin për një lidhje dashurie të fshehtë me 55-vjeçarin e martuar

Aktualitet

Vrasja e babait nga vajza/ Dyshohet se e bija vrau të atin për

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Fier, ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama vrau babain e saj, Anesti Rama, me ndihmën e nënës. Sipas burimeve të grupit hetimor, motivi kryesor i krimit dyshohet të ketë qenë lidhja e fshehtë që vajza kishte me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, i martuar dhe baba i fëmijëve të rritur.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se marrëdhënia mes Ermalindës dhe Doganit ishte e tensionuar për shkak të kundërshtimeve të forta të babait të saj. Mësohet se vajza kishte pasur edhe tre fejesa të mëparshme të cilat ishin prishur, gjithashtu për shkak të kundërshtimeve të të atit.

Në dëshminë e tij, Çlirim Dogani ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje dhe ka deklaruar se ndodhej në fshatin e tij, larg vendit të krimit, në momentin kur ndodhi vrasja. Por hetimet vijojnë, ndërsa lidhja e tij me vajzën konsiderohet një pistë kryesore për motivin e ngjarjes.

Krimi ka ndodhur në banesën e familjes Rama, ku Ermalinda mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, në bashkëpunim me nënën, janë përpjekur të inskenojnë një vdekje aksidentale, duke njoftuar policinë me pretendimin se 56-vjeçari kishte ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe është kthyer në një ndër rastet më të rënda të dhunës familjare në vend vitet e fundit. Hetimet pritet të zbulojnë edhe më shumë rreth marrëdhënieve të Ermalindës, prapaskenave të lidhjes me 55-vjeçarin dhe rolin real të secilit në këtë krim makabër.

ME TE LEXUARAT