Vajza mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori që ndihmoi 26-vjeçaren në krim

Aktualitet

Vajza mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori që ndihmoi

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të përfshirë në vrasjen makabre të ndodhur në fshatin Frashër, ku një 26-vjeçare, E. R., vrau babanë e saj për motive të dobëta.

Pas hetimeve të thelluara, specialistët e Krimeve Kundër Personit në Policinë e Fierit arrestuan shtetasin Ç. D., 55 vjeç, nga fshati Arapaj i Roskovecit, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje të rëndë.

Sipas të dhënave hetimore, dyshohet se ai ka ndihmuar 26-vjeçaren në kryerjen e vrasjes përmes mbytjes me tel, si dhe me përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerëse.

Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur tërësisht motivet dhe dinamikën e krimit.

ME TE LEXUARAT