Aksident i rëndë në Durrës! Makina përplas për vdekje këmbësorin

Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës! Makina përplas për

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT