Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit që u lëndua gjatë shuarjes së flakëve në Delvinë, niset drejt Traumës

Aktualitet

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit që u lëndua gjatë

Gjendja shëndetësore e një prej banorëve të lënduar nga flakët në fshatin Kopaçez të Delvinës është rënduar, duke detyruar autoritetet mjekësore ta transferojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

42-vjeçari Apostol Zhupa, banor i zonës, ishte mes personave që po ndihmonin në përpjekjet për të shuar zjarrin që përfshiu zonën ditët e fundit. Ai pësoi djegie të shumta në pjesën e gjoksit dhe shpatullave.

Fillimisht, Zhupa u dërgua në spitalin rajonal të Sarandës, ku mori ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rënduar, u transportua më pas me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Autoritetet vendore konfirmojnë se ai është personi i dytë që pëson djegie të rënda si pasojë e zjarreve në zonën e Delvinës, teksa temperaturat ekstreme dhe era e fortë kanë vështirësuar përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion