Tiranë/ Panik te banorët, një makinë shpërthen papritur në zonën e Laprakës

Një makinë ka shpërthyer në zonën e Laprakës në Tiranë, duke shkaktuar panik për banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se makina me impiant gazi ka shpërthyer për shkak të një defekti teknik.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


