Atentati në Rinas! Plumbat që i morën jetën Gilmando Danit prekin edhe hotelet e ndërtesat përreth, PAMJE nga vendgjarja

Aktualitet

Atentati në Rinas! Plumbat që i morën jetën Gilmando Danit

Nga të shtënat në atentatin e sotëm në rrethrotullimin e Rinasit, plumbat kanë depërtuar edhe tek xhamat e një hoteli pranë vendngjarjes, siç shihet edhe në pamjet e siguruara. Gilmando Dani, u vra pak minuta pasi mbërriti në Shqipëri nga Barcelona.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani ishte pritur në aeroportin e Rinasit nga Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, 40 vjeç, i cili kishte për detyrë ta shoqëronte me automjet.

Pak metra pas largimit nga aeroporti, dyshohet se autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash ndaj automjetit, duke shkaktuar vdekjen e Danit dhe plagosjen kritike të Shaljanit, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq automjeti me targa greke, që dyshohet se u përket autorëve është gjetur e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion