I humbur prej disa muajsh, gjendet i pajetë një person në Korçë

Aktualitet

I humbur prej disa muajsh, gjendet i pajetë një person në

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e Çardhakut, në Moravë të Korçës.

Sipas policisë, viktima ishte larguar nga banesa që në muajin shkurt dhe pas disa muajsh kërkimesh është gjetur i vdekur. Bëhet fjalë për shtetasin Agim Dejo, 72 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe autopsia mjeko-ligjore, rezulton se trupi nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Policia vijon dokumentimin e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT