Ylli Zalla në pranga, i kërkuar pas arsenalit të zbuluar në banesë dhe hetimeve për atentatin në Rinas

Ylli Zalla është arrestuar, ka bërë me dije Ministria e Brendshme.
Ylli Zalla u shpall në kërkim në nëntor 2025, pas kontrolleve të policisë në banesën e tij në Zallë të Fushë-Krujës, ku u gjet një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse. Autoritetet po hetonin në atë kohë edhe një lidhje të mundshme të tij me atentatin në Rinas, ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Sipas raportimeve të policisë dhe mediave, hetimet lidhen me dyshimet për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, ndërsa lidhja me atentatin në Rinas mbeti një pistë që po verifikohej.
Njoftimi i Ministrisë
Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit.
Lajm në përditësim...


