Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen 2 makina, humb jetën një person plagosen 6 të tjerë

Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen 2 makina, humb

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një shtetas i huaj ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion