Rama paralajmëron Spiropalin: Herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi

Politikë

Rama paralajmëron Spiropalin: Herë të tretë nuk ka, del

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, për qëndrimet e saj publike pas largimit nga kabineti.

Sipas burimeve, Rama i ka kujtuar Spiropalit qëndrimin e saj gjatë një votimi në Kuvend lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, ku ajo nuk mori pjesë, si dhe një reagim të mëvonshëm në rrjetet sociale ku kritikonte mazhorancën.

“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e tretë del nga Grupi”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes, sipas burimeve të pranishme.

Mbledhja shqyrtoi edhe integrimin: kryenegociatorja Majlinda Dhuka, së bashku me Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, dhanë detaje sa i përket ecurisë së negociatave të anëtarësimit në union. Porosia kryesore ishte miratimi i ligjeve që janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Deputetët trajtuan edhe organizimin e aktiviteteve në kuadër të “Majit të Europës”, si dhe përgatitjet për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke theksuar rëndësinë e këtyre momenteve për jetën politike dhe institucionale të vendit.

Kryeministri Rama ishte i fundit që mbajti fjalën, e cila zgjati rreth një orë.

ME TE LEXUARAT