Vinin baste sportive, dy të arrestuar në Astir e Kombinat, në kërkim pronari i lokalit

Aktualitet

Vinin baste sportive, dy të arrestuar në Astir e Kombinat, në

Hetimet e zhvilluara nga policia në disa lokale të Tiranës kundër basteve online kanë çuar në arrestimin e dy personave, shpalljen në kërkim të një tjetri dhe procedimin penal të disa shtetasve të tjerë.

Në zonën e Astirit u arrestua një 51-vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i lokalit ku dyshohet se zhvilloheshin baste sportive.

Ndërkohë, në Kombinat, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, u vu në pranga një 44-vjeçar dhe u procedua penalisht pronari i ambientit ku organizoheshin lojëra fati.

Po në të njëjtën rrugë, në një tjetër ambient, policia vendosi nën hetim edhe dy persona të tjerë, një 56-vjeçar, pronar i lokalit, si dhe një 58-vjeçar, për të njëjtën vepër penale.

Gjatë operacionit janë sekuestruar telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion