I dënuar për disa krime, riatdhesohet emigranti parë që mbahej në Gjadër

Aktualitet

I dënuar për disa krime, riatdhesohet emigranti parë që

Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte në këtë strukturë, të ngritur në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigracionit të parregullt.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi, i cili kishte hyrë në territorin italian në vitin 2009. Autoritetet italiane vendosën dëbimin e tij për shkak të rrezikut të lartë shoqëror që ai paraqiste. Ai ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë një rast të rëndë dhune në familje.

Pas procedurave të nevojshme ligjore dhe mbajtjes së tij në Qendrën e Gjadrit, ai është deportuar drejt vendit të origjinës.

Lidhur me këtë zhvillim, Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka reaguar përmes një postimi në X, ku e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

“Riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj në Qendrën e Riatdhesimit Gjadër. Operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç parashikohet nga strategjia e qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm”, deklaroi Piantedosi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion