Emrat/ Ja kush janë deputetët që garuan në zgjedhjet e 11 majit por modën zero vota!

Politikë

Emrat/ Ja kush janë deputetët që garuan në zgjedhjet e 11

Që prej mbrëmjes së 11 majit, kur votimi përfundoi dhe nisi procesi i numërimit, palestrat e shkollave apo sallat e mëdha ku hapeshin kutitë, ofronin pamjet e kandidatëve të shumtë që në ankth ndiqnin cdo votë. Por nga 1540 kandidatë të përfshirë në listat e hapura, duket se disa prej tyre e kanë parë të gjithën si një lojë, apo ndoshta, kanë pranuar që emri i tyre të futej në listë thjesht si një numër.

Kulmi, është me 52 kandidatë që nuk kanë marrë mundimin të votojnë as veten e tyre, duke shënuar një rekord absolut, me 0 vota. Ngjashëm ka ndodhur dhe me 7 të tjerë, të cilët nuk e kanë mbajtur dot këtë rekord, sepse ua ka prishur, 1 votë për emrin e tyre nga diaspora.

Ndërsa 59 të tjerë, rezultojnë të kenë marrë të paktën 1 votë. Gjë që të lë të kuptosh se mund të kenë votuar vetveten, duke mos dashur të bëhen qesharakë. Një rezuiltat megjithatë dhe ky fort i dhimbshëm, sepse dëshmon se ata nuk i kanë marrë seriozisht as familjarët e tyre të ngushtë, për të mos folur për të tjerët.

Sipas një vëzhgimi që Report Tv i ka bërë rezultatit të garës së hapur, partia me më shumë kandidatë me 0 apo 1 votë, është Aleanca Demokracia e re e Edmond Stojkut, me 59 të tillë.

Këtë parti e pason Lëvizja Atdheu e Kreshnik Osmanit, me 26 kandidatë në lista të hapura që morën 0 dhe 1 votë. Edhe në koalicionin e Dashamir Shehit me Enkeleid Alibeajn, Djathtas 1912, 18 janë kandidatët që duket se nuk e kanë marrë seriozisht garën. 11 prej tyre kanë marrë vetëm nga 1 votë, por 7 të tjerë nuk kanë zgjedhur as veten, duke shënuar zero vota.

Elena Kocaqi me Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare ka 11 kandidatë me 0 dhe 1 vota. Edhe koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës shënon 3 kandidatë pa mbështetje. 2 kanë nga 1 votë, dhe njëri s’ka mundur të marrë votën e asnjë qytetari, as të vetes.

Me vetëm 1 kandidat që mund të ketë votuar veten pasi ka marrë vetëm 1 votë, është edhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit

59 KANDIDATË ME 1 VOTË

52 KANDIDATË ME 0 VOTA

7 KANDIDATË ME 0 VOTA NË VEND, 1 NGA DIASPORA

ALEANCA DEMOKRACIA E RE (Edmond Stojku)

28 kandidatë me 1 votë

27 kandidatë me 0 vota

4 kandidatë me 1 votë në diasporë

LËVIZJA ATDHEU (Kreshnik Osmani)

13 kandidatë me 1 votë

11 kandidatë me 0 vota

2 kandidatë me 1 votë nga diaspora

DJATHTAS 1912 (Dashmir Shehi-Enkeleid Alibeaj)

11 kandidatë me 1 votë

7 kandidatë me 0 vota

PARTIA ALEANCA KOMBËTARE SHQIPTARE – (Elena Kocaqi)

4 kandidatë me 1 votë

6 kandidatë me 0 vota

1 kandidat me 1 votë në diasporë

KOALICIONI EUROATLANTIK (Lulzim Basha)

2 kandidatë me 1 votë

1 kandidat me 0 vota

PARTIA SOCIAL DEMOKRATE (Tom Doshi)

1 kandidat me 1 votë.

ME TE LEXUARAT