I dënuar me 7 muaj burg për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, vihet në pranga 52-vjeçari

Një 52-vjeçar i dënuar më datë 17.04.2025, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale B.L., është dënuar me 7 muaj e 4 ditë burg për përndjekje ndaj ish bashkëjetueses.
Kujtojmë se në vitin 2023, 52-vjeçari ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, ku jo e fundit e ka denoncuar në polici.
Njoftimi i Policisë:
Përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij, krim për të cilin u dënua me burgim, rreth 4 muaj më parë, kapet 52-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizuan dhe vunë në pranga, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, shtetasin B. L., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 17.04.2025, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 muaj e 4 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”.
Në vitin 2023, shtetasi B. L. përndoqi ish-bashkëjetuesen e tij.


