LAJM I FUNDIT/ LIROHET nga burgu ish-deputeti i Partisë Demokratike

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ LIROHET nga burgu ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do të lërë qelinë. Mesditën e kësaj të marte, gjyqtari Noel Veizi vendosi që të pranonte kërkesën e demokratit i cili kërkoi lirimin me kusht, pasi ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Vendimi i Vezit erdhi dhe pas vlerësimit të shërbimit të provës dhe të IEVP Fier, të cilët paraqiqën një raport pozitiv për demokratin.

Ky lajm u konfirmua për mediat edhe nga vetë përfaqësuesi ligjor i Salianjit, Ledio Braho, i cili shkurtimisht për mediat pohoi se Gjykata e Fierit vendosi lirimin me kusht të klientit të tij.

“Po Gjykata E fierit pas vendimeve pozitive dhe të shërbimit të provës në lidhje me kërkesën vendosi pranimin e kërkesës dhe lirimin e tij me kusht”, tha Braho shkurtimisht.

Kujtojmë se ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kërkoi që të dalë nga qelia, tre muaj përpara afatit. Qysh prej fillimit ai e ka cilësuar burgosjen e tij si “politike”, ndërkohë që disa javë më parë paraqiti kërkesën e tij para togave të zeza me qëllim që “vjeshta” të mos e zinte në qeli pasi kishte ezuruar 2/3 e dënimit.

ME TE LEXUARAT