Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin së bashku për në punë, çfarë deklaroi shoferi i kamionit

Aktualitet

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që u shënua mëngjesin e kësaj të premte në Serres të Greqisë.

Nënë e bir, përkatësisht të moshës 43 dhe 21 vjeçare humbën jetën, pasi makina me të cilën ata udhëtonin u përplas me një kamion.

Mediat greke raportojnë se nënë e bir ishin nisur për në punë. Të dy ata punonin në një kompani pasuri të paluajtshme.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa shoferi i kamionit ka deklaruara para hetuesve se ai ka qenë duke lëvizur në krahun e tij, ndërsa para i erdhi makina me të cilën udhëtonin dy shqiptarët. Shoferi shtoi se u përpoq të shmangte tragjedinë, por ishte e pamundur.

“Normalisht jam në korsinë time, në 75 deri në 80 kilometra, sepse kaq duhet të shkosh, nuk mund të shkosh më tej, dhe papritmas një makinë vjen drejt meje, ka humbur kontrollin nga ana e sipërme, nga Souli i vogël. Ka humbur kontrollin, ka shkuar në drejtim të kundërt me mua, po përpiqet të kthejë timonin dhe unë po kërkoj të shkoj majtas që të shpëtoj, nuk e arrita dhe më përplasi dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha shoferi i kamionit.

 

ME TE LEXUARAT