Gjykata e Fierit i dha lirinë, Ervin Salianji paralajmëron për herë të fundit me pranga në duar: Takohemi te selia e PD!

Politikë

Gjykata e Fierit i dha lirinë, Ervin Salianji paralajmëron për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është liruar sot nga qelia, me togat e zeza të Fierit që kanë pranuar raportet pozitive për sjelljen e tij në burg dhe e kanë lënë të lirë me kusht që të mos kryejë asnjë shkelje tjetër.

“Do jem në konferencë në orën 5 në Partinë Demokratike”, ka paralajmëruar ish-deputeti që pretendon se është i dënuari i parë politik në demokraci.

Ervin Salianji do të shijojë lirinë pas më shumë se 9 muajsh i izoluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Fier.

Sot, ai është shoqëruar për herë të fundit me pranga në duar, derisa Drejtoria e Burgjeve të plotësojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, në zbatim të vendimi të Gjykatës.

ME TE LEXUARAT