I dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Fierit, shqiptari kapet në Mbretërinë e Bashkuar

Aktualitet

I dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Fierit, shqiptari kapet

Ervis Vrenozi, 39 vjeç, i dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Fierit për armëmbajtje pa leje dhe prodhim/shitje narkotikësh, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Arrestimi u bë i mundur pas operacionit të përbashkët policor të koduar “Akuzat”, mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:

-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion