I dehur në timon përplas tre mjete në Korçë, arrestohet 38-vjeçari

Aktualitet

I dehur në timon përplas tre mjete në Korçë,

Një aksident rrugor është regjistruar në Korçë, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, një 38-vjeçar me inicialet O. Z., banues në fshatin Neviçisht, ka humbur kontrollin e mjetit teksa drejtonte në gjendje të dehur, duke përplasur dy makina të parkuara.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar një pasagjer, 45-vjeçari Ll. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

ME TE LEXUARAT