Klea Huta dhe Elgit Doda drejt ndarjes? Shenjat që po ngrenë dyshime

Showbiz

Klea Huta dhe Elgit Doda drejt ndarjes? Shenjat që po ngrenë dyshime

Zërat për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta dhe Elgit Doda janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Prej disa muajsh, dyshja nuk është parë më bashkë në publik, ndërsa kanë fshirë edhe fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, duke shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.

Mungesa e postimeve familjare dhe paraqitjet e ndara në evente të fundit në Tiranë kanë forcuar akoma më shumë këto aludime.

Çifti, i cili ka një histori disa vjeçare dhe është prind i një djali, ka qenë gjithmonë shumë i ndjekur nga publiku.

Më herët, Klea kishte folur hapur për plane për të zgjeruar familjen, por aktualisht asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndaj thashethemeve që po qarkullojnë.

Ndërkohë, fansat po ndjekin me vëmendje çdo lëvizje të tyre, në pritje të një reagimi zyrtar që mund të sqarojë situatën

ME TE LEXUARAT