Zhvillim në Gjirin Persik/ Anija japoneze kalon Ngushticën e Hormuzit pas bllokimit nga lufta

Një anije cisternë japoneze, në pronësi të Mitsui O.S.K. Lines, ka kaluar me sukses Ngushtica e Hormuzit, duke i dhënë fund një bllokimi disa javor në Gjirin Persik.
Kompania bëri të ditur se ekuipazhi, anija dhe ngarkesa janë në gjendje të mirë, ndërsa kjo cisternë ishte pjesë e dhjetëra mjeteve detare japoneze që mbetën të bllokuara pas shpërthimit të konfliktit në Iran në fund të shkurtit.
Kalimi i saj vjen në një moment kritik, vetëm pak orë përpara afatit të vendosur nga Donald Trump për zhbllokimin e kësaj rruge strategjike detare.
Zhvillimi shihet si një sinjal i parë për lehtësim të situatës në një nga pikat më të rëndësishme të furnizimit global me energji.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se tensionet mbeten të larta dhe çdo incident i ri mund të ndikojë menjëherë në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe gazit.


