Gigi Hadid reagon pas përmendjes në dosjet Epstein: “Nuk kam pasur asnjë lidhje me të”

Showbiz

Gigi Hadid reagon pas përmendjes në dosjet Epstein: “Nuk kam

Modelja e njohur Gigi Hadid ka reaguar publikisht pasi emri i saj dhe i motrës së saj Bella Hadid u përmendën në disa dokumente të Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së që lidhen me Jeffrey Epstein.

Në një koment në rrjetet sociale, ajo e cilësoi Epstein si një figurë të papranueshme dhe theksoi qartë se nuk ka pasur asnjë kontakt apo lidhje me të.

Hadid u shpreh se është shqetësuese të përmendesh në një kontekst të tillë nga dikush që nuk e ka takuar kurrë.

Ajo sqaroi gjithashtu se kishte zgjedhur fillimisht të mos reagonte publikisht, për të mos larguar vëmendjen nga viktimat reale të rastit, ndërsa nënvizoi se suksesi i saj në industrinë e modës është rezultat i punës dhe përkushtimit ndër vite.

Dokumentet në fjalë përfshijnë emaile të viteve të mëparshme, ku Epstein diskutonte për karrierën e motrave Hadid, pa pasur prova për ndonjë lidhje direkte mes tyre.

Rasti ka rikthyer sërish në fokus diskutimet mbi rrjetin dhe ndikimin e Epstein, si dhe mënyrën se si figura publike përfshihen në dokumente pa pasur domosdoshmërisht lidhje me çështjen.

ME TE LEXUARAT