Humb gjurmët 46-vjeçari në Elbasan, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Shkumbin

Aktualitet

Humb  gjurmët 46-vjeçari në Elbasan, dyshohet se e ka

Zhduket një 46 vjeçar në Elbasan. Ka qenë vëllai i tij i cili ka bërë denoncim në polici, duke thënë se ka humbur gjurmët dy ditë më parë. I vëllai thotë se ai ka qenë duke punuar një sipërfaqe toke buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet paraprake janë se atë mund ta ketë marrë rrjedha e lumit.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e djeshëm, shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Gjithashtu, familjarët e shtetasit B. P. kanë deklaruar se dyshojnë se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin.

Gjithashtu, krahas shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë angazhuar edhe polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion