Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, në pranga 36-vjeçarit në Gjirokastër

Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës,

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për transport klandestinësh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 64”, u arrestua shtetasi me inicialet A. B., banues në Durrës, ndërsa u kap duke transportuar me 5 emigrantë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 5 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMË” dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion