Homazhe për Jorgo Papingjin, e bija zbulon pengun e artistit

Aktualitet

Homazhe për Jorgo Papingjin, e bija zbulon pengun e artistit

Në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan homazhet në nder të poetit Jorgo Papingji. Në një intervistë për gjatë homazheve, e bija e poetit Jorgo Papingji, Migena u shpreh se babai i saj kishte vetëm një peng të cilin e shprehte herë pas here dhe që ishte fakti i të jetuarit pa babain e tij.

Gjithashtu Migena tha se poeti i njohur Jorgo Papingji ishte një njeri ku shumë gjenerata fëmijësh e njohën atë si mësues dhe krijues.

“I vetmi peng që im atë kishte dhe e shprehte ishte se ai jetoi pa babain e tij pasi e humbi kur ishte shumë i vogël, disa muajsh dhe nuk e jetoi babain dhe kjo ndoshta në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme ka qenë një peng. I dukej se fakti që nuk kishte pasur baba i dukej sikur nuk do të ishte një baba i mirë por unë jam këtu sot që të vërtetoj të kundërtën dhe kështu mund të thonë edhe një gjeneratë e tërë fëmijësh që kanë kaluar në duart e atij si mësues apo si argëtues por edhe si krijues”, u shpreh e bija e poetit Jorgo Papingji për RTSH.

Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare. Tekstëshkruesi i mijërave teksteve të këngëve të dashurie për shqiptarët në “Festivalin e Këngës”, Jorgo Papingji ndahet nga jeta pas një gjendje të rënduar shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion