"Hape derën o...", "Benzi" desh shkeli policët, arrestohen 5 persona në Tiranë

Pas arratisjes spektakolare të një "Benzi" ndaj efektivëve të policisë gjatë një operacioni anti-drogë në zonën Varrit të Bamit në kryeqytet, mësohet se të paktën 5 persona janë arrestuar.
Bëhet e ditur që gjatë aksionit janë sekuestruar dhe 1.5 kg kokainë.
Makina në ngjyrë të zezë ndalohet anës rrugës, dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivëve, nuk pranoi që të kontrollohet, dhe më pas shkeli gazin duke u larguar prej aty.
Policia: Hape deren!
Hape deren o b*thq*r se jemi policia!" dëgjoheshin efektivët gjatë operacionit sot, në videon e filmuar nga disa qytetarë e cila u publikua gjerësisht në rrjet.


