Hakmarrja pas gërvishtjen e makinës në Peqin, viktima u godit me karrige dhe më pas u vra me armë

Aktualitet

Hakmarrja pas gërvishtjen e makinës në Peqin, viktima u godit me

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët  debatonin gjithmonë për ngjarjen banale.

Sot ishte sherri i fundit që përfundoi tragjikisht. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hënë në ketë lokal të fshatit. 44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashalin. Janë zënë për disa minuta me karrige.

36 vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 4 herë me armë pistoletë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti.

Dëshmitarët thanë se  pas krimit, autori u larguar qetësisht për në shtëpi ku dhe u arrestua nga policia.


Banorët e fshatit Gjonçaj në Peqin ndihen të pasigurt. Ata komentojnë me frikë ngjarjen por dhe krimet e fundit që kanë ndodhur në vend. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion