Akuzohen se “mbushën” ishullin e të pasurve me drogë, shqiptarët: E kishim për...

Bota

Akuzohen se “mbushën” ishullin e të pasurve me drogë,

Katër personat e arrestuar të premten për trafikim të lëndëve narkotike në Mykonos, mes të cilëve edhe kreu i bandës me origjinë shqiptare kanë mohuar akuzat e ngritura nga grupi hetimor.

Ata thanë se nuk kanë asnjë lidhje me trafikimin e lëndës narkotike duke shtuar se substancat e kapura nga policia i kishin përgatitur për përdorim vetjak.

Avokati i dy prej të akuzuarve deklaroi gjatë dyerve të gjykatës se kanë besim te drejtësia për gjykimin e çështjes në mënyrë të paanshme.

Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një shqiptar i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale.

Sipas mediave greke ata shpërndanin lëndë narkotike në ishullin e të pasurve, Mykonos. Grupi ishte ndjekur prej disa muajsh me dron.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion