Shqipëria arrin marrëveshjen me Hungarinë, njihen të gjitha vaksinat anti-Covid, së shpejti hapen kufijtë

Politikë

Shqipëria arrin marrëveshjen me Hungarinë, njihen të gjitha

Arrihet marreveshja e pare mes Shqiperise dhe nje vendi anetar te Bashkimit Evropian per njohjen e ndersjellte te certifikatave te vanksinimit.

Shqiperia dhe Hungaria pritet te finalizojne brenda kesaj jave njohjen e te gjitha llojeve te vaksinave atni-Covid dhe te hapin kufijte per levizjen e lire mes dy vendeve, duke perfshire edhe arsyet e turizmit.

Kjo marreveshje eshte arritur gjate takimit të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të ti Viktor Orban ne Budapest diten e sotme.

Edhe shefi i qeverisë shqiptare, Rama, i cili ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Budapest, tha se delegacionet e dy vendeve kane arritur ne nje bashkepunim bilateral “në ekonomi, shëndetësi, arsim”.

Sa i përket integrimit të vendit, “Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”- shkruan Rama në rrjetet sociale, në një postim të shkurtër.

POSTIMI I RAMES

Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion