Moti i keq godet Italinë, uji “pushton” rrugët e Romës (video)

Bota

Moti i keq godet Italinë, uji “pushton” rrugët e

Moti i keq ka goditur kryeqytetin italian, Romën. Në mediat sociale qarkullojnë pamje të rrugëve të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet kanë ndaluar pasi e kanë të pamundur lëvizjen.

Stuhia ka përfshirë Romën që prej orës 12.30, ndërsa qindra telefonata janë pranuar nga Salla e Operacioneve.

Ndër zonat më të prekura të kryeqytetit është ajo e Romës Veriore (Corso Francia, Ponte Milvio, Prati, Montemario dhe Nomentano).  Shiu përmbyti një kopsht fëmijësh në Castel Nuovo di Porto, brenda të cilit u bllokuan dyzet fëmijë dhe gjashtë të rritur, në pamundësi për të dalë.

Aktualisht nuk ka  ndërprerje në shërbimin e transportit publik . Ndërkohë, Mbrojtja Civile, paralajmëroi më herët për stuhinë e sotme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion