Çfarë ndodhi? Pas martesës me Romeon, Heidi largohet nga shtëpia e Big Brother Vip

Showbiz

Çfarë ndodhi? Pas martesës me Romeon, Heidi largohet nga

Heidi Baçi, konkurentja e cila trazoi ujërat në Grande Fratello dhe më pas u fut në formatin shqiptar të Big Brother Vip 3, do të largohet sot nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Siç bëhet dhe zyrtare nga produksioni Heidi, ,e cila pak ditë më parë u martua me aktorin Romeo Veshajn do të japë një intervistë për “Shqipëria Live”.

Nuk dihet si do e presin banorët largimin e papritur të Heidit dhe për më tepër Romeo, me të cilin ka nisur një histori dashurie.

Me ulje e ngritje dy banorët, Romeo dhe Heidi po shijojnë romancë brenda katër mureve dhe të monitoruar 24 orë nga kamerat.

Sjellim në kujtesë që mes tyre ka pasur situata të tensionuara por si duket pëlqimi i madh që kanë ndaj njëri-tjetrit triumfoi dhe pse janë akuzuar se po e përdorin për lojë lidhjen e tyre./LajmiFundit

ME TE LEXUARAT