Grabitet shkolla në Lezhë, hajdutët nuk kursejnë as regjistrat...

Aktualitet

Grabitet shkolla në Lezhë, hajdutët nuk kursejnë as

Shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës është grabitur gjatë natës.

Autorët (ende të paidentifikuar) kanë thyer xhamin dhe kanë hyrë brenda.

Sipas të njëjtave burime, ata kanë marrë një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me serverat dhe shumë sende të tjera mësimore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore lidhur me rastin.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, jemi njoftuar nga personeli i shkollës 9-vjeçare "Gjovalin Gjadri" në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës nuk ka hyrë asnjë person si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës.

ME TE LEXUARAT