Atentati i dështuar në Elbasan, 24-vjeçari që humbi jetën pjesë e një grupi kriminal

Renato Çepa raportohet se ka qenë shënjestra e atentatit të dështuar në Elbasan, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Shënkoll” ku humbi jetën 24-vjeçari.
Burime për mediat bëjnë të ditur se 24-vjeçari i cili humbi jetën aksidentalisht pasi i shpërtheu lënda eksplozive në dorë ndërsa po e vendoste në automjetin "Volkswagen" të Çepas, ishte pjesë e një grupi kriminal.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.


